E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mirëpresim eksperiencën çeke për tramin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka njohur ambasadoren e Republikës Çeke me potencialet që ofron Tirana për investime, por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit  duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek projektet strategjike.

Basha theksoi se 7 studio ndër më të mira në botë në fushën e arkitekturës konkuruan për projektin e zgjatimit të  bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, pritet të shpallet së shpejti projekti fitues. Një tjetër projekt i rëndësishëm është ai i terminalit multimodal të pasagjerëve. Aktualisht theksoi zoti Basha 11 kompani kanë shfaqur interes për të bërë studimin e fizibilitetit të terminalit i cili financohet nga BERZH. Në mënyrë të veçantë zoti Basha u ndal në projektin e tramit ku  Çekia ka një nga eksperiencat më të mëdha e të suksesshme  të Evropës në këtë fushë. Vetëm Praga ka mbi 934 tramvaj. Zoti Basha theksoi se synon të ndërtojë dy linja trami në kryeqytet.

Një do të shtrihet nga zona  e kombinatit deri në konostudio dhe linja tjetër e tramit do të shtrihet nga terminali i  ri i pasagjerëve për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi Nënë Tereza. Zoti Basha tha se mirëpret eksperiencën e çmuar të Çekisë në këtë fushë dhe kompanive Çeke për të realizuar këtë projekt të tij. Në këtë takim zoti Basha dhe zonja Tomasova kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin mes Tiranës dhe Pragës dhe nxitjen e investitorëve Çek për të investuar dhe bërë pjesë e realizimit të projekteve të Tiranës së shekullit të 21. /Start/

                                                                                             2012-04-05 10:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›