E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet një shtetas për plagosje të rëndë

Në pranga përfundoi shtetasi Ndriçim Elezi, 28-vjeç, banues në Babrru, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Arrestimi i këtij shtetasi, u krye sepse dje në Babrru, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur disa herë me armë të ftohtë thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e plagosur rëndë me dashje shtetasin Sadik Llani, 28 vjeç, banues në Babrru.

I lënduari ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”. /Start/

                                                                                             2012-04-05 12:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›