E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edit Harxhi per ABC News Fratini dhe Lambrinidis ne Tirane pro integrimit tone

Vizita e përfaqësuesve të diplomacisë evropiane, Fratini dhe Lambrinidis në Tiranë, vjen në mbështetje të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një bisede në studion e “ABC News”, zv/ministrja e Jashtme Edit Harxhi, referuar vizitës në vendin tonë të dy ministrave të Jashtëm, atij Italian Franko Fratini dhe atij Italian, Stavros Lambrinidis.

“Nga komisionerët evropianë, ka patur apele të herëpashershme për Shqipërinë”, tha ajo.

Duke shtuar se “Fratini vazhdimisht ka mbështetur aspiratën e vendit tonë për në Bashkimin Evropian”.

“Krerët kanë bërë apel për realizimin e reformave, në një kohë që kërkohet angazhim prej të gjitha palëve politike në vend, për të krijuar një pakt për integrimin”, shtoi Harxhi.

Ajo ka vënë theksin më pas në faktin se këto tre vite, kanë penguar integrimin në Bashkimin Evropian, pikërisht për shkak të mungesës së dialogut mes palëve.

“Integrimi i vendit tonë në BE, duhet të jetë në fakt synimi kryesor i palëve politike.

Rëndësi ka që ne ende jemi në kohë dhe po të punojmë fort të gjithë së bashku, do të mund t’ia dalim”, tha më pas numri 2 i diplomacisë shqiptare.

Sipas saj, roli i Shqipërisë në rajon vazhdon të mbetet i rëndësishëm derisa ajo është anëtare e NATO-s.

“Vendi ynë ka pësuar zhvillime pozitive gjatë gjithë këtyre viteve të fundit”, shtoi ajo.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›