E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, votohet projektligji për ndërtimin e xhamisë

Parlamenti grek votoi projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë, si përgjigje ndaj kërkesës së banorëve myslimanë.

Në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Evropë pa xhami, jetojnë rreth një milion myslimanë nga shtetet arabe, nga Afrika dhe India.

Ritet fetare bëheshin në qendra kulturore, salla apo shtëpi ndërsa myslimanët në Athinë nuk kanë as varrezat e tyre.

Debatet për ndërtimin e një xhamie në Athinë datojnë nga viti 1983.
 

Parashikohet që ndërtimi i xhamisë të kushtojë rreth 15 milionë euro dhe të ketë kapacitet për 350 persona. Ndërtimi i tempullit mysliman do të financohet nga shteti grek.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›