Rumania: Nuk ekzistojë burgje sekrete të CIA-s

Rumania ka mohuar sërish ekzistencën e burgjeve sekrete te CIA-s në vend si pjesë e "Luftës globale ndaj terrorizmit" pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.
Ministri i Jashtën rumun tha për CNN, se nuk ka asnjë informacion për ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në vend.
Reagimi i Rumanisë ka qenë i ashpër ndaj të gjitha deklaratave se në këtë shtet kanë ekzistuar burgje të tilla.
Një komisioner i KE-së për të drejtat e Njeriut, deklaroi kohë më parë se Rumania është një prej vendeve ku CIA kishte burgje sekrete.