E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Po punohet për rivendosjen e kontrollit doganor

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i, së bashku me institucionet e Kosovës, po shqyrton detajet konkrete të vendosjes së kontrollit doganor në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.

“Së bashku me institucionet e Kosovës po punojmë në vendosjen e kontrollit normal doganor në të dy vendkalimet, ndërsa detajet konkrete janë në shqyrtim e sipër”, ka theksuar Hauton.

Këto komente ai i bëri pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, se marrëveshja për vulat doganore do të filloj të zbatohet më 16 shtator.

Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Thaçi tha se doganierët e Kosovës do të vendosen edhe në pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›