E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Rusia po shkel marrëveshjen e paqes

Një zyrtar i Bashkimit Evropian deklaroi sot se Rusia nuk po respekton plotësisht marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.
Shefi i misionit monitorues të Bashkimit Evropian në rajon, Hansjorg Haber, tha se Rusia nuk e ka plotësuar obligimin për tërheqjen e forcave të saj nga pozicionet para konfliktit të vitit të kaluar.
Sipas tij, Rusia, ka refuzuar lejimin e monitoruesve të BE-së që të hyjnë në rajonet separatiste gjeorgjiane, Abhazia dhe Osetia Jugore, të cilat Moska i ka njohur si të pavarura.
Bashkimi Evropian i ka dërguar monitoruesit që të partullojnë në territoret afër Abhazisë dhe Osetisë Jugore, ku tensionet ende janë të pranishme pas luftës së vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›