E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vritet i arratisuri MarianKola në përplasje me policinë

Të tjera rreth shkrimit Arratisja nga burgu i Trikallas në Greqi dhe ndjekja nga policia greke e 11 shqiptarëve GREQI -  Vritet nga policia Marian Kola, një nga të arratisurit e fundit të burgut të Trikallas në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka shpëtuar bashkëpunëtori i tij, Ilir Kupa.  gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në fshatin Vrosina.

Përleshja e policisë me dy të burgosurit ka ndodhur pranë urës së lumit Kalama, në fshatin Vrosina në malet e Sulit, ku policia i ka ngushutuar atyre rrethimin për të mos u lejuar hyrjen në Shqipëri. Ata janë zbuluar nga kamerat termike të policisë, që kontrollonte zonën gjatë natës.

Dy të burgosurit kanë vjedhur gjatë dy javëve të fundit, 3 makina dhe kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Shqipëri. Por, gjatë tentativave të tyre, kanë pasur vështirësi derisa kanë rënë mbrëmjen e djeshme, në një pritë të policisë ku ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri ndërmjet tyre.  

Si rrjedhojë e përplasjes, një polic është plagosur në këmbë ndërsa një tjetër është shtruar në spitalin e Janinës.

(Në foto: Gazetat greke japin lajmin e vrasjes së Marian Kolës sot në mëngjes nga policia greke)

(Në foto: Ilir Kupa, i cili arriti t'i shpëtojë rrethimit)

(Në foto: Pamje e vendit ku ndodhi përplasja me policinë, ura mbi lumin Kalama)

Lajm në përditësim që nga ora 8:40

Redaksia online
(ar.shshqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›