100 vota “pro” 3 ligjeve, Vasilika Hysi abstenon: S’votoj symbyllur
TIRANE-Parlamenti, i thirrur në një seancë plenare të jashtëzakonshme, miratoi dje me konsensus tri ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat. Paketa e Brukselit, që siguroi 100 vota pro dhe asnjë kundër, shoqërohej me dispozitën, sipas të cilës ligjet hyjnë në fuqi më 1 tetor 2013, sipas propozimit të bërë nga LSI.
Konkretisht projektligji “Për Gjykatën e Lartë” që i hap rrugë dhe funksionimit të Gjykatës Administrative, mori 108 vota pro dhe vetëm abstenimin e deputetes socialiste, Vasilika Hysi.
Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” ajo tha se “unë nuk e kisha parë si ligj në komision. Unë jam juriste dhe nuk mund të votoja symbyllur pa e parë një ligj”. E pyetur nëse vota e saj abstenim ishte një thyrje e vendimit të grupit parlamentar socialist, Hysi deklaroi se “nuk pati ndonjë vendim të grupit për mënyrën e votimit”. Ndërkohë projektligji “Për nëpunësin civil”, i propozuar në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike, u miratua me 107 vota pro dhe 2 vota abstenim të deputetëve socialistë, Blendi Klosi dhe Ermonela Felaj, që të kontaktuar nga “GSH” nuk preferuan të sqarojnë votën e tyre. Gjithashtu Kuvendi miratoi me 108 vota pro rregulloren parlamentare.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PS, deputetët e përjashtuar jashtë mbledhjes së Grupit