E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Standarde te larta punimesh, vetem duke ecur perpara

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka inspektuar dje perfundimin e punimeve ne rrugen “Endri Keko” qe lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugen “Sadik Petrela” ne njesine bashkiake numer 3 ne Tirane. Gjate fjales mbajtur ne prani te banoreve te kesaj zone Basha tha se Bashkia e Tiranes eshte e vendosur te punoje me te tilla standarde te larta te gjitha rruget ne kryeqytet. Prandaj tha ai eshte e nevojshme qe te ecim perpara. “Kthimi sot tek “Endri Keko” perben nje kenaqesi te vecante edhe per shqisat por edhe shpirteror. Nuk eshte vetem nje premtim i mbajtur por eshte nje premtim i mbajtur ne kohen me te shkurter te mundshme dhe nje model i menyres se si ne po zhvillojme infrastrukturen anembane qytetit. Kush e shikon kete rruge sot, e kupton se banoret kane nje cilesi teresisht te transformuar te jetes ketu ne kete lagje dhe po keshtu prona e tyre ka marre nje vlere ndoshta te paimagjinuar disa muaj para se te niste ky investim”, - u shpreh Basha. Ndertimi i rruges eshte paraprire nga ndertimi i rrjetit te kanalizimeve e ujerave te bardha dhe te zeza. Rruga eshte pajisur me sinjalistike rrugore vertikale dhe ate horizontale, me ndricimin rrugor dhe jane mbjelle 135 fidane peme te llojit rrap. “Une dua te perfitoj nga rasti per t’ju thene se ky eshte standardi me te cilin ne po ekzekutojme dhe do te ekzekutojme me dhjetera vepra te tilla, ketu ne njesine bashkiake nr.3 dhe anembane qytetit te Tiranes. Ky standard do te mundesoje qe Tirana te ece perpara e te mos kthehet pas, ne kohen kur interesi i qytetarit vinte i fundit dhe interesi i politikes, qofte kjo edhe nga flamujt e Bashkise se politizuar ishte i pari. Si kryetar i Bashkise, deshiroj t’u bej thirrje qytetareve qe duke pare keto vepra, te kene besim se vetem duke ecur perpara, ne do te mundemi qe kete standard ta shtrijme anembane qytetit”, - theksoi Basha.

Premtimi

“Une dua te perfitoj nga rasti per t’ju thene se ky eshte standardi me te cilin ne po ekzekutojme dhe do te ekzekutojme me dhjetera vepra te tilla, ketu ne njesine bashkiake nr.3 dhe anembane qytetit te Tiranes. Ky standard do te mundesoje qe Tirana te ece perpara e te mos kthehet pas, ne kohen kur interesi i qytetarit vinte i fundit dhe interesi i politikes, qofte kjo edhe nga flamujt e Bashkise se politizuar, ishte i pari”,- eshte shprehur Basha.

Rruga, investim prej 41.4 milione lekesh

Rruga “Endri Keko” eshte standardi qe Bashkia e Tiranes po implementon ne Tirane. Me nje investim prej 41.4 milione lekesh eshte rikonstruktuar rruga “Endri Keko”, e cila lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugen “Sadik Petrela” dhe ndodhet ne njesine bashkiake nr. 3. Rikonstruksioni i kesaj rruge ndihmon ne lehtesimin e levizjes se mjeteve dhe u sherben mbi 3000 qytetareve te zones dhe shume te tjereve qe perdorin kete rruge per t’u lidhur me pjese te tjera te kryeqytetit, sic eshte edhe zona e Kinostudios. Kjo ishte nje nga rruget e shumta te kryeqytetit ku mbreteronte balta per vite te tera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›