Ministria e Jashtme reagon per deklaratat e Pezes
Ministria e Jashtme ka reaguar dje per deklaratat e bera nga kandidati per deputete i Partise Socialiste ne Peqin, Alfred Peza, ne lidhje me shkarkimin nga puna te bashkeshortes se tij, si nepunese e Ministrise se Jashtme. Ne njoftimin e Ministrise thuhet: “Per transparence dhe mirinformim te opinionit publik,sqarojme se znj. Peza vazhdon te punoje ne Ministrine e Jashtme si shefe e sektorit te Komunikimit ne Drejtorine e Diplomacise Publike, dhe nuk eshte e vertete qe eshte larguar nga detyra”. Ne reagimin e disa diteve me pare, kandidati Peza deklaroi se pas kandidimit te tij si deputet, bashkeshortja eshte hequr nga puna.