Greqi, zhvillime të shpejta politike, mblidhet urgjent qeveria
ATHINE- Qeveria greke është mbledhur në mesditë në një takim të jashtëzakonshëm pas zhvillimeve të shpejta që ndodhën në mesin e ministrave dhe në gjirin e PASOK. Pritet një mbledhje e grupit parlamentar në orët në vijim. Situata është kritike për qeverinë dhe kryeministrin Papandreu, dhe duket qartë një carje mes tij dhe zëvendëskryeministrit Venizelos.
Venizelos ishte i pari që deklaroi sot në mëngjes se nuk duhet të zhvillohet një referendum që vë në diskutim daljen e Greqisë nga Euro, deklaratë që u mbështet orët në vijim nga ministri i shëndetësisë Andreas Loverdos, ministri i bujqësisë Kostas Skandalidis dhe ai i Zhvillimit Mihalis Hrisohoidis.
Ata kërkojnë takim urgjent të grupit parlamentar të PASOK, ndërsa ministri i Zhvillimit Hrisokoidis kërkon ratifikimin e menjëhershëm në parlament,të marrëveshjes së fundit të samitit.
Ministri i Shëndetësisë Andreas Loverdos theksoi nevojën për unitet mes forcave politike, tani që "vendi është në kushtet e një krize jashtë caqeve" dhe i bëri thirrje opozitës, "për të kontribuar për unitetin në funksion të sigurisë kombëtare”.
Ministri Skandalidis në një deklaratë shkruan: “Është e kuptueshme që një referendum mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi."
Tashmë deputetet Eva Kaili, Elena Panariti dhe Sula Mereniti, kanë deklaruar se nuk e votëbesojnë qeverinë duke e cuar kështu deri tani në 149 numrin e votave të PASOK për këtë qeveri, ndërsa deputetja Vaso Papandreu kerkoi qeveri te Unitetit Kombëtar dhe zgjedhje.
Dy deputetë të PASOK Vardikos dhe Kartalis deklaruan se do t’i thonë “JO” zhvillimit të referendumit me këtë pyetje.
Por deputeti spiro Kuvelis ka deklaruar se është pro referendumit dhe se s’duhet të pritet me frikë përgjigja e grekëve për pyetjen a doni të qëndroni në euro.
Opozita Demokracia e Re e karakterizon kryeministrin si "të rrezikshëm" dhe thekson se pas asaj që ndodhi në Kanë, është e qartë se duhet të largohet. Zëdhënësi i kësaj partie, Janis Mihelakis, e akuzoi kryeministrin për "dezinformim mjeran të liderëve europianë, duke iu paraqitur se në Greqi ka gjoja diskutim për qëndrimin e vendit në BE dhe në eurozonë".
Ndërkaq vazhdon në Parlament debati 3 ditor në Parlament për votëbesimin e qeverisë, e cila do të përfundojë në mesnatë të premten me votimin.
(e.c/BalkanWeb)