Djegia e kabllit, tuneli i Kalimashit prej një dite në errësisë
TIRANE- Askush nuk po punon për riparimin e defektit që la pa energji elektrike që prej mëngjesit të djeshëm tunelin e Kalimashit.
Dy galeritë e këtij tuneli, galeria veriore dhe ajo jugore janë ende në errësirë të plotë.
Shkak për këtë, sic deklarojnë ekspertët, është bërë djegia e një kablli elektrik që prej orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, duke lënë pa drita tunelin në një gjatësi prej 3 km.
Për këtë arsye automjetet janë vënë në vështirësi qarkullimi.
(m.a/BalkanWeb)