Referendumi grek, të gjithë kundër Papandreut
Kanë- Duket se qeveria e Papandreut po kalon orët më kritike pas takimeve të kryeministrit grek me krerët e eurozonës në Kanë. Nga ana tjetër kundërshtime për një referendum popullor po vijnë edhe nga veta kabineti i kryeministrit, zv/kryeministri Venizellos ka deklaruar sot se ëhstë kundër referedumit duke shpjeguar se një veprim i tillë do të vendose pikëpyetje mbi qendrimin e vendit në zonën euro dhe se vendit nuk i nevojitet ti futet një rrugë që sdi ku do ta çojë. Këtë deklarate e mbështetën më shumë e 50% e kabinetit qeverisës të Papandreut.
Unë e kam thënë vazhdimisht se kemi nevojë për një konsensus më të gjerë, jam munduar për një konsensus të gjerë me të gjitha palët, kam biseduar shumë herë me liderët dhe nëse do te kishte pasur një konsensus të gjerë, natyrisht ne nuk do të kishim nevojë per një referendum- u shpreh Papandreu.
Të gjitha këto lëvizje të orëve të fundit kanë vënë përballë pasigurisë krizën greke, këstin e gjashtë për shpëtimin e vendit madje edhe vetë qeverinë e Papandreut.
Shkrime të tjera me interes: