E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosoves, Stefanoviq: Atje ka popull serb, duan të qeverisen nga Serbia

Për gjetjen e një kompromisi rreth lëvizjes së mallrave dhe personave në kalimet Bërnjak dhe Jarinje jemi duke biseduar intensivisht me BE-në dhe SHBAnë, dhe sapo të rregullohet kjo çështje ne do të vazhdojmë me dialogun- kështu është shprehur për Zërin e Amerikës, kryenegociatori i qeverisë serbe, Borko Stefanoviq, lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosoves. Madje ai thekson se në veri ka popull serb, i cili duhet të qeveriset nga qeveria serbe, dhe nuk duhet të jetë një kusht për tu integruar në BE, mosekzistenca e strukturave serbe në Veri.  Në veri jeton populli serb, të cilët duan që të udhëhiqen nga organet e Republikës së Serbisë. Nga na tjetër këshilltari i kryenegociatores së Kosoves, Visar Xani, është shprehur se Kosova është e gatshme për të filluar bisedimet Prishtinë-Beograd. Kosova është e gatshme, ndërsa pritet që këtë gatishmëri ta shpreh edhe Serbia. Ndërkohë ndërmjetësuesi i BE-së për bisedimet mes Kosoves dhe Serbisë, Robert Cooper, po vazhdon përpjekjet për të filluar këto bisedime sa më shpejt, madje brenda muajit nëntor.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Veriu i Kosovës, KFOR pret dimrin për heqjen e barrikadave
  2. Çështja e Kosovës, Serbia bisedime me SHBA-të
  3. Serbia e humbi veriun, The Economist shkruan për situatën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›