E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i mbetjeve, Klosi: Mos e votoni, duhet referendum

TIRANË- Nisin diskutimet për ligjin e mbetjeve në Kuvend Fjalën e mori i pari deputeti i PS-së, Blendi Klosi. Deputeti i PS-së i bëri thirrje të gjithë deputetëve që ndodhen në sallën e Kuvendit, të mos e votojë këtë ligj që do kthehet në gangrenë për Shqipërinë.

"Ky ligj ka ngjallur interesin e opinionit publik kudo që jetojë shqiptarët. Ky ligj është qoka e radhës që kryeministri i bën ndonjë klani klientelist. Ky ligj tregon se Shqipëria do të bëhet vend grumbullimi për plera, kërkohet që Shqipëria të bëhet depo plehrash. Është një ligj që në asnjë nen të tij nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave”, tha Klosi.

Deputeti Klosi tha se ligji duhet të kalojë në referendum, që të vendosin shqiptarët për të. Ai i kërkoi deputetëve të vojtojnë sot për fëmijët e tyre dhe për brezat që do vijnë.
“Plehrat janë kthyer në një gangrenë për Shqipërinë. Ky ligj duhet të jetë si asnjë tjetër, duhet të kërkojë referendum. Pse keni frikë nga opinioni shqiptar? Pse të mos i dëgjojmë para se të votojmë me kartonat që ata na i kanë dhënë në dorë? Votojmë një ligj që na ndikon të gjithëve. Deputetë mos e votoni ketë ligj, në emër të fëmijëve, prindërve e brezave që do vijnë”, shtoi deputeti i PS.

“Mbase nuk do jeni më në listat për deputetë se Berisha nuk do ju lejojë, por është më mirë”, tha Klosi më tej.

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu mori fjalën menjëherë pas deputetit të PS, Klosi. Mediu tha që sot deputetët duhet të heqin mentalitetin që kanë krijuar për të cilësuar këtë ligj si ligj plehrash, pasi bëhet fjalë për “ligjin e menazhimit të mbetjeve dhe jo për ligjin e plehrave”, tha ai.

LIGJI I MBETJEVE NE KUVEND
Kuvendi ka nisur punimet e seancës plenare të së enjtes, ku pika më e rëndësishme është dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i rrëzuar pak ditë më parë me votat e maxhorancës në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.

Në rendin e ditës së punimeve të sotme parlamentare janë parashikuar dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve, si dhe p/vendimi për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Një pikë e rëndësishme e seancës së sotme janë dhe dy interpelanca të kërkuara nga deputetë të opozitës, ajo me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.
(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›