Greqi, zjarr i fuqishëm në periferi të Athinës

Flakët dhe tymi kanë mbuluar një zonë të gjerë dhe janë lehtësisht të dukshme që prej disa kilometrave.
Ndonëse për momentin nuk raportohet djegia e banesave, autoritetet kanë dhënë alarmin.
Në operacionet për shuarjen e flakëve marrin pjesë avionë dhe helikopterë, ndërsa Ministria e Brendshme ka vënë në gatishmëri të gjitha forcat zjarrfikëse të Atikës.
Një lagje e fshatit Makrikori u boshatish nga banorët, ndërsa policia po patrullon zonën. Bashkia e zonës në fjalë ka kërkuar që banorët të jenë të gatshëm për t’u evakuuar prej gjithë zonës nëse do të jetë e nevojshme.
Mbrojtja civile ka njoftuar për rrezik të lartë nga zjarret gjatë këtyre tre ditëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Greqinë gjatë këtyre ditëve.