Kryeministrja e re dekreton 21 gushtin si datën e zgjedhjeve
Kryeministrja australiane, Julia Gillard, ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve më 21 gusht. çështjet kryesore kanë të bëjnë me imigracionin, ndryshimet e klimës dhe gjendjen e ekonomisë australiane. Sondazhet e fundit i kanë dhënë Partisë Laburiste të zonjës Gillard (e cila ka lindur në Uells) një avantazh ndaj opozitës konservatore. Julia Gillard e mban postin e Kryeministres prej më pak se një muaji që prej largimit të paraardhësit të saj Kevin Rudd dhe tani përballet me luftën më të ashpër të karrierës së saj. Ajo i kërkoi elektoratit që t'i besonte asaj menaxhimin e ekonomisë dhe një fluks të kontrolluar azilkërkuesish që mbërrinin në ujërat e Australisë. Opozita konservatore është e udhëhequr nga Tony Abbott, një tjetër politikan luftarak, që dikur kishte studiuar për t'u bërë prift. Ai tha se priste që Partia Laburiste në qeveri të fillonte, siç u shpreh, "një fushatë të ndyrë". Zoti Abbott tha gjatë një konference për shtyp, se zonja Gillard nuk e meritonte të drejtonte kombin. Opozita ka nevojë për 17 vende më tepër në Parlament që të fitojë zgjedhjet dhe parashikuesit e nxjerrin Julia Gillard favoriten e zgjedhjeve.
#