E Diel, 1 Nëntor 2026

Diamanti më i madh...është një Planet i tërë?!

TIRANE-Studiuesit kanë gjetur planetin ekzotik komplet prej diamanti që orbiton rreth një ylli pranë Tokës.

Planeti i ri është shumë i dendur në përbërje më shumë se cdo planet i vërejtur më parë dhe është komplet prej karboni.
Për shkak se molekulat janë kaq të ngushta dhe të mbushura ndërmjet tyre, studiuesit kanë llogaritur se ato mund të jenë kristal natyral, që përbëjnë në të vërtetë diamantin.

Studimi u udhëhoq nga Profesor Matthew Bailes i Universitetit të Teknologjisë të Swinburne në Australi dhe është botuar në revistën ‘Shkencë’.
“Historia e zhvillimit dhe dendësia e mrekullueshme e këtij planeti të con në të gjitha përfundimet se ai është i përbërë i gjithi nga karboni, dmth një diamant i madh që rrotullohet rreth një ylli neutron çdo dy orë në një orbitë të tij, në mënyrë të ngushtë me sistemin tonë diellor," tha Bailes.

Ekipi më parë zbuloi një yll të pazakontë 4 mijë vite dritë larg që u quajt një ‘pulsar’. Pulsar-ët janë të vegjël, yje neutron të vdekur që kanë 12 milje diametrin dhe rrezatojnë radioaktivitet.

Astronomët thonë se vetëm 2 prej 1 800 pulsarëve janë planete yjesh të fshehur dhe ky që publikohet sot është planeti i vetëm i parë ndonjëherë.

Në rastin e këtij pulsari, PSR J1719 me emrin e quajtur-1438 – janë vënë re lëvizje të parregullta, ndaj shkencëtarët thonë se pulsari ka patur një planet shok që e orbitonte, ndaj kjo i lejon ata të mendojnë se kanë të bëjnë me një planet diamant.
Studiuesit thonë se planeti, që orbiton yllin e vet çdo dy orë e 10 minuta, e ka masën pak më shumë se të Jupiterit, por është 20 herë më i dendur se ky planet, bën të ditur të enjten Bailes dhe kolegët e tij për revistën “Shkencë” .

Përvec karbonit, planeti i ri, mund të përmbajë dhe oksigjen.

Zbulimi i planetit diamant u bë nga ekipi i përbërë prej shkëncëtarësh nga Australia, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Shkencëtarët përdorën një radio teleskop 64-metra në Parkes, Australi.

Ndërsa të gjitha këto gjetje të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një planet të madh prej diamanti, prapësëprapë ka mister.
"Në rast se më pyesni si do të dukej ky planet, unë nuk e di, vetëm në rast se spekulloj”, thotë Ben Stappers i Universitetit të Manchester. "Unë nuk mund të imagjinoj se një pikturë me një objekt të shndritshëm në të është ajo që shohim atje”.

"Është spekulative të themi dhe i shndritshëm, por nqs ti e ndricon atë, nuk ka arsye që ai të mos të ngjajë si një diamant”, shprehet një tjetër shkencëtar, Travis Metcalfe, i qëndrës kombëtare të kërkimeve në atsmoferë.

(d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›