Thaçi i kënaqur me punën e qeverisë
Prishtinë - Kryeministri Thaçi ka thënë se duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe vullnetin dhe përgjegjësinë, që kanë si qeveri, i ka dorëzuar dje Raportin vjetor të punës së qeverisë presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Sipas shefit të ekzekutivit, “Është një raport i punës njëvjeçare që i është dorëzuar bartësve të institucioneve, dhe për mundësitë që tu krijohet mundësia gjithë spektrit që nëse shohin të nevojshme për një debat rreth punës që është bërë dhe rreth progresit që është përfshirë në raport, por edhe për sfidat për të ardhmen”. Ai shtoi se në raport është përfshirë një punë e një suksesi të përbashkët të koalicionit qeveritar me një rol konstruktiv të opozitës, një rol aktiv të shoqërisë, dhe një prezantim meritor të të gjitha medieve.
Më tutje kryeministri Thaçi theksoi se në raport përfshihen përkushtimet e spektrit politikë të Kosovës, fillimisht ndërtimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e nëntorit, ndërtimi demokratik i tyre, funksionalizimi i qeverisjes efektive, marrja e përgjegjësive të përbashkëta për shpalljen e Kosovës shtet. Menaxhimi i shkëlqyeshëm i kësaj ngjarje historike, nxjerrja e simboleve shtetërore, vazhdimi i punës së përbashkët për kultivimin e unitetit politik, qytetar dhe shtetëror dhe vazhdimi për nxjerrjen e Kushtetutës.
”Në raport përfshihet edhe diplomacia e suksesshme e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin dhe BE”, tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi premtoi se sa i përket reformave ne arsim do të rregullohet edhe autonomia financiare e Universitetit të Prishtinës dhe tashmë është marrë vendimi për këtë . Duke folur rreth furnizimit me energji , kryeministri ka pohuar se në 8-9 vitet e kaluara sektori i energjetikës është identifikuar me terrin në Kosovë, ndërsa vetëm në këtë vit të qeverisjes kemi një rritje të prodhimit të energjisë për 35 për qind, në infrastrukturë kemi 600 km rrugë të reja.
Kryeministri Thaçi është shprehur i kënaqur me kabinetin qeveritar, me punën e tyre të suksesshme, por ka thënë se kërkohet edhe më tepër punë.