E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidencialet në Francë, Sarkozi mundet në balotazh, anulon festën

FRANCË- Fransua Hollande, duket se do jetë i preferuari i zgjeedhësve te Le Pen. Sipas rezultateve të exit poll-ve të para Fransua Hollande rezulton fitues, në zgjedhjet presidenciale franceze me 52-53% më para se rivali i tij Nikolas Sarkozi.

vijon

FRANCA VOTON PËR PRESIDENTIN, HOLLANDE: DO FITOJ UNË
Ora 17: 45 Ndërsa kanë mbetur dhe pak orë nga rezultatet e balotazhit presidencial në Francë, lideri socialist Fransua Hollande shprehet mjaft optimist për një fitore. Njeriu që mund të bëhet presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, u shfaq gjatë pasdites plot besim, ndërsa u prit më shumë entuziasëm nga mbështetësit e tij.

“Kam besim, por po pres rezultatet, tashmë kanë mbetur edhe dy orë”,-tha Hollande para gazetarëve. Duke përfituar nga zemërimi i francezëve ndaj paaftësisë së Sarkozi për të frenuar papunësinë gjatë mandatit të tij 5 vjecar, Hollande vazhdon të jetë favorit me 4 deri në 8 pikë përpara edhe në sondazhet e fundit të opinionit publik.

Balotazhi i sotëm mund ta bëjë Nikola Sarkozi liderin e 11 europian që rrëzohet nga vota për shkak të krizës ekonomike, ndërsa Hollande presidentin e parë socialist në rreth 2 dekada. 

FILLON PROCESI I VOTIMIT PËR TURIN E DYTË TË PRESIDENCIALEVE
Ora 11:20 Francezët filluan sot të votojnë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat socialisti, François Hollande është favorit, përballë presidentit konservator në ikje, Nicolas Sarkozy.
Në të gjithë Francen janë hapur qendrat e votimit për të vendosur se cili do të jetë presidenti që do të drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.
Hollande votoi përpara Sarkozy në qendrën e tij të votimit në ora 10:30.
Fushata e të dy kandidatëve është zhvilluar me premtimet për papunësinë, emigracionin dhe të ardhmen ekonomike të Francës.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në qytetet e mëdha në orën 20:00 (18:00 GMT), orë në të cilën do të publikohen rezultatet para nga institutet e sondazheve.

Rreth 46 milionë zgjedhës do të thirren të votojnë për të vendosur se cili do të jetë presidenti i Francës për pesë vitet e ardhshme.
Renditur në krye në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 22 prill me 28,63 për qind të votave kundër 27,18 për qind për Nicolas Sarkozy, François Hollande është që prej disa muajsh favorit për këto zgjedhje të organizuara në sfondin e krizës dhe papunësisë rekord
(d.b/el.me//BalkanWeb)
Lidhje te tjera Francë, fillon procesi i votimit për turin e dytë të presidencialeve Portret, Sarkozy, presidenti i një ''ndarjeje'' të dëshpëruar Portret, Hollande, politikani i moderuar që kërkon të ndryshojë Francën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›