E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca voton për presidentin, Hollande: Do fitoj unë

FRANCË- Ndërsa kanë mbetur dhe pak orë nga rezultatet e balotazhit presidencial në Francë, lideri socialist Fransua Hollande shprehet mjaft optimist për një fitore. Njeriu që mund të bëhet presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, u shfaq gjatë pasdites plot besim, ndërsa u prit më shumë entuziasëm nga mbështetësit e tij.

“Kam besim, por po pres rezultatet, tashmë kanë mbetur edhe dy orë”,-tha Hollande para gazetarëve. Duke përfituar nga zemërimi i francezëve ndaj paaftësisë së Sarkozi për të frenuar papunësinë gjatë mandatit të tij 5 vjecar, Hollande vazhdon të jetë favorit me 4 deri në 8 pikë përpara edhe në sondazhet e fundit të opinionit publik.

Balotazhi i sotëm mund ta bëjë Nikola Sarkozi liderin e 11 europian që rrëzohet nga vota për shkak të krizës ekonomike, ndërsa Hollande presidentin e parë socialist në rreth 2 dekada.
(el.me/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Francë, fillon procesi i votimit për turin e dytë të presidencialeve Portret, Nicolas Sarkozy, presidenti i një ''ndarjeje'' të dëshpëruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›