Durrës, sekuestrohet një sasi droge, në pranga dy të rinj

Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie droge ndërsa ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar 527 gr kokainë dhe 632 gr heroinë ndërsa janë arrestuar dy të rinjtë Jetmir Hallullaj 28 vjeç dhe Klodian Shllaku 27 vjeç.
Sipas policisë droga u gjet në automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ndërsa gjatë kontrollit u sekuestruan edhe 2 pistoleta dhe një automatik.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 2 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.