Greqia- BE-se: Masa shtese nese eshte e nevojshme
ATHINE- Qeveria greke ka shprehur gatishmërinë për marrjen e masave shtesë në shërbim të uljes së deficitit buxhetor, por ka theksuar se kjo do të bëhet nëse gjykohet e nevojshme, pas vlerësimit për ecurinë e planit të stabilitetit, në mesin e muajit mars.
Këto masa mund të shkaktojnë një valë grevash të mëdha që gjithsesi, do ta sjellin në pozitë të vështirë qeverinë.
Ministri i Financave Jorgos Papakonstandinu, duke folur nga Brukseli, dhe pasi u kishte theksuar homologëve të vet përkushtimin ndaj planit të stabilitetit, tha se qeveria është e gatshme për marrjen e masave shtesë. Por shtoi se koha e përshtatshme nuk ishte në këto momente.
“Nëse merreshin tani këto masa, do të jepnim një mesazh negativ për tregjet financiare. Nëse në mesin e muajit mars vërehet qoftë dhe devijimi më i vogël nga objektivat e planit të stabilitetit, atëherë do t’i marrim masat shtesë”, tha ministri grek i Financave.
Burime të shtypit në Athinë citojnë ekspertë të Komisionit Europian, sipas të cilëve, zbatimi i masave që janë komunikuar deri më tani, mbulon vetëm rreth dy të tretat e objektivit të qeverisë greke për ta ulur me 4% defiçitin buxhetor brenda këtij viti.
Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka përsëritur se Greqia nuk kërkon ndihmë financiare. “Kërkojmë mbështetje politike dhe jo ekonomike. Greqia nuk i është drejtuar as Bashkimit Europian, as komunitetit ndërkombëtar për ndihmë ekonomike. Greqia synon dhe mundet t’i zgjidhi vetë problemet e saj”, ka deklaruar Papandreu, në Moskë ku ndodhet për vizitë zyrtare.
(BBC/BalkanWeb)