E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri grek takohet me me Medvedevin dhe Putinin

MOSKë- Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, vendi i të cilit po përballet me një borxh të paprecedentë, ndodhet në Rusi, ku do të takohet sot me presidentin Dmitri Medvedev dhe me kryeministrin Vladimir Putin.
"Një vëmendje e veçantë do t'u kushtohet çështjeve të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve", bëri të ditur Kremlini në një komunikatë pa dhënë hollësi të tjera.
Ai nuk bëri të ditur nëse situata financiare e Greqisë do të trajtohet nga kryeministri gjatë takimeve të tij me liderët rusë.
Mes çështjeve që do të trajtohen janë gazsjellësi ruso-italian South Stream, që do të dërgojë gaz nga Rusia drejt Evropës nëpërmjet Detit të Zi, duke shmangur Ukrainën, mësohet nga një komunikatë e Kremlinit.
Greqia është vënë në qendër të kritikave për shkak të krizës së saj të rëndë buxhetore. Ajo ka një borxh të lartë që arrin në 300 miliardë euro, ose 113 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pothuaj sa dyfishi i kufirit të lejuar prej 60 për qind të PBB-së i përcaktuar nga zona euro.
Në vitin 2008, Rusia ka premtuar t'i japë Islandës 500 milionë dollarë për ta ndihmuar në përballimin e krizës ekonomie, por ajo u tërhoq për shkak të vështirësive të saj të brendshme buxhetore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›