E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: SHBA një vend frymëzimi për Kosovën

"Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Presidentit të SHBA-ve. Në vendin tim, në Kosovë, përkushtimi Juaj për një botë të lirë, në të cilën popujt do të jetonin të lirë dhe në paqe me njëri-tjetrin ndiqet me admirim të veçantë. Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një vend model, nga i cili jemi frymëzuar në udhën tonë të gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ndërkaq, figurën e Presidentit të SHBA-ve e kemi çmuar përherë si simbolin më të lartë frymës së lirisë dhe demokracisë në botë”, thekson Sejdiu në letrën dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“I dashur President, duke ju uruar vetëm suksese në misionin Tuaj, ju lus të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë", theksohet në fund të mesazhit të urimit të Presidentit Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›