E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi rrezohet avioni. 44 te vdekur

Dyzet e katër vetë janë vrarë dhe tetë janë plagosur në një aksident ajror në veri-perëndim të  Rusisë. Avioni Tupolev i kompanisë RusAir u rrëzua gjatë zbritjes në Petrosavodsk në Karelia. Si pasojë e përplasjes në një autostradë në afërsi të aeroportit, avioni ka marrë flakë.

Shkaku i fatkeqësisë mund të jetë moti i keq, por nuk përjashtohen edhe gabimi njerëzor apo defektet teknike bëjnë të ditur autoritetet.

Tupolev 134 kishte 43 pasagjerë në bord dhe 9 anëtarë ekuipazhi. Mes të mbijetuarve është një djalë 10-vjeçar dhe një vajzë mendohet të jetë motra e tij. Të mbijetuarit janë në gjendje kritike për shkak të djegieve të rënda.

Mjegull e trashë dhe shi i dendur janë raportuar në kohën e aksidentit.  Aeroplani ishte nisur Moska. Pas përplasjes nga vendngjarja agjencia e lajmeve Interfax  bëri të ditur se trupat ishin të shpërndarë nëpër rrugë. 
Azhornuar së fundi ( e martë , 21 qershor 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›