E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria destinacionet kryesore për maqedonasit

Bregdeti grek ka qenë destinacioni kryesor për pushime për qytetarët e Maqedonisë. Kjo bëhet e ditur nga agjensia e lajmeve Ina e cila paraqet të dhënat e regjistruara nga pikat kufitare të vendit.

Pas Greqisë, në vend të dytë është radhitur Bullgaria, ku gjithashtu është shfrytëzuar për pushime dhe lëvizje. Ndërsa, lëvizjet drejt Shqipërisë e radhisin atë në vendin e tretë.

Nga të dhënet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni, gjatë muajve qershor dhe korrik, kufirin me Greqinë e kanë kaluar mbi 400 mijë shtetas maqedonas. Në Shqipëri siç bëhet e ditur gjatë dy muajve të kaluar kanë udhëtuar mbi 144 mijë qytetarë dhe në Bullgari 159 mijë qytetarë.

MPB bën të ditur se edhe gjatë këtij muaji pritet rritja e fluksit të qytetarëve drejt këtyre destinacioneve për të kaluar pushimet. Rritja e lëvizjes drejt Greqisë dhe Bullgarisë ka ndikuar për shkak të heqjes së vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›