Mat, rezulton e humbur një 40-vjeçare

Një 40-vjeçare rezulton e humbur që prej javës së kaluar në rrethin e Matit.
Lindita Kurtaj është larguar nga shtëpia që prej 7 ditësh dhe askush nuk ka dijeni për fatin e saj.
Sipas të afërmëve të saj 40-vjeçarja është larguar nga shtëpia ndërsa për herë të fundit është parë tek reparti i Qafë Shtamës.
Ngjarja ka vënë në alarm familjarët e saj, të cilët kanë denoncuar në polici zhdukjen e 40-vjeçares dhe me të marrë denoncimin policia e Matit ka nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçares.