E Diel, 1 Nëntor 2026

Higjena në plazhet e Vlorës, DSHP: Ka probleme, po marrim masa

Derdhja e ujrave te zeza dhe tregtaret ambulante përgjatë vijës bregdetare të qytetit të Vlorës janë problemet kryesore që shqetësojnë aktualisht të gjithë pushuesit. Ky alarm vjen nga drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë, Brunilda Ndreu, e cila thotë se për të përmirësuar situatën kanë nisur të zbatohen një plan masash. Ajo shprehet se këto masa janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, por situata më problemtike sipas saj paraqitet nga Skela ne Uje te Ftohte.

Ndreu shton se Drejtoria e Shendetit Publik do të vejë sa më parë në zbatim objektivat e saj për te ruajtur shendetin e qyetareve dhe forcimin e masave ndaj bizneseve apo insitucioneve per respektimet e kushteve higjeno-sanitare ne ambiente publike apo private. Ajo thekson se inpektime të kësaj natyre do të përqëndrohen edhe në zona të tjera në brendësi të qytetit të Vlorës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›