E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dherash në Qafë Pllocë, nuk këshillohet qarkullimi

POGRADEC-Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar aksin nacionale Korcë-Pogradec duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë aks kombëtar.
Mesditen e sotme një masiv dherash ka rënë mbi rrugë duke shkaktuar tërësisht bllokimin e saj.
Për pasojë shume automjete që po kalonin aty kanë mbetur të bllokuara në të dy korsitë. Menjëherë ka ndërhyrë drejtoria rajonale e rrugëve duke dërguar mjete për pastrimin e aksit, ndërsa radha e automjeteve që prisnin të kalonin ka vijuar.
Ndërkaq policia rrugore ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të shmangin përkohësisht udhëtimin në këtë aks deri në pastrimin e plotë të tij dhe parandalimin e rrëshqitjeve të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›