Greqia: Politikë të përbashkët për migracionin
Stockholm- 'Angazhim të madh për ne përbën një politikë e përbashkët evropiane për riatdhetësim e emigrantëve ilegalë', deklaroi shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis në kryeqytetin suedez, ku ndodhet për vizitë me ftesë të kolegut të saj suedez, Karl Bild.
''Kjo është çështje të cilën e parashtrojmë gjithkund, e parashtruam edhe në Stokholm edhe në Oslo dhe do ta parashtrojmë edhe para Këshillit Evropian javën e ardhshme në Bruksel'', theksoi Bakojanis.
Shkak për vizitën është kryesimi i BE-së nga Suedia duke filluar nga 1 korriku. Bakojanis theksoi se gjatë krsyesimit suedez të BE-së do të bëhet vlerësim për përparimin e Turqisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, do të shqyrtohen perspektivat e Ballkanit Perëndimor dhe do të sillen vendime rreth çështjeve të rëndësishme si migracioni ilegal, për të cilin Greqia këmbëngul që blloku të përpunojë një politikë të përbashkët.