Projekt për kthimin e 180 familjeve të zhvedosura
Gjilan -Rreth 180 familje të zhvendosura dhe refugjatë priten që të kthehen në katër komuna të përzgjedhura në kuadër të një projekti për kthimin dhe riitegrimin në Kosovës, me vlerë 4,8 milionë euro, një nismë e përbashkët e qeverisë, Komisionit Evropian dhe Programit të OKB-së për Zhvillimin (PNUD). Tri palët nënshkruan sot në Gjilan marrëveshjen për projektin, i cili përfshin edhe tri komuna të tjera: Istogun, Fushë Kosovën dhe Pejën.
"Komunat janë partnerët kryesorë në zbatimin e politikave për kthimin e të larguarve", vlerësoi ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë kosovare, Sasha Rashiç, i cili mori pjesë në ceremoninë e nëshkrimit bashkë me udhëheqësen e ekipit në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Carole Poullaouec, dhe ushtruesin e detyrës së përfaqësuesit të përhershëm të PNUD-it në Kosovë, Maurice Deëulf.
Projekti është vazhdimësi e asistencës së BE-së dhe përkrahjes së PNUD-it për procesin e kthimit dhe riintegrimit të personave të zhvendosur në Kosovë, me qëllimin kryesor sjelljen e procesit të kthimit më afër autoriteteve komunale.