E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët protestojnë sërish për doganat

Mitrovicë -Serbët e Kosovës kanë protestuar sërish sot në veri të vendit, duke bllokuar për gjysmë ore pikën kufitare Bërnjak në afërsi të Zubinpotokut, për shkak të vendosjes së kontrollit doganor nga ana e EULEX-it për mallin që vjen nga Serbia. Ata thanë se do të pranojnë të paguajnë tatimet, por që ato mjete të derdhen në buxhetin e Serbisë e jo në atë të Kosovës.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente, kurse për sigurinë janë kujdesur forcat e EULEX it dhe të Shërbimit Policor të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›