E Diel, 1 Nëntor 2026

Jackson: Prani e KFOR-it, ende e domosdoshme

Londër -Gjenerali britanik Mike Jackson, i cili udhëhoqi forcat e NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999, thotë se prania e KFOR-it në Kosovë është ende e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin. I pyetur se a ka ende punë për NATO-n në Kosovë, Mike Jackson në një intrevistë prë BBC-në vlerëson se "stabiliteti i brendshëm i Kosovës, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për vetë Kosovën dhe qytetarët e Kosovës", por edhe për sigurinë e gjithë rajonit dhe Evropës. Ai është i mendimit se një prani e vazhdueshme ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën.

"Dhe përderisa do të ketë ende disa gjera të pazgjidhura, mospranimi të deklaratës së pavarësisë, shpalljes së njëanshme, do të thosha, është me shumë rëndësi që gjërat të mbesin të qeta në Kosovë. Mendoj se një prani e vazhdueshme e një dimensioni ndërkombëtar është e rëndësishme për këtë çështje", theksoi Xhekson.

Gjenerali britanik gjatë një interviste të gjatë kujton misionin e vështirë të forcës shumëkombëshe, që u quajt Kosovo Force, KFOR. Ai tha se misioni i tyre ishte ndalimi i gjakderdhjes së shkaktuar nga forcat serbe të ish presidentit Sllobodan Millosheviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›