E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, Rehn: Program i tretë mbështetjeje, jo e vetmja mundësi

Komisioneri europian i çështjeve ekonomike dhe financiare, Olli Rehn, nuk e përjashton mundësinë që Greqisë t’i nevojitet edhe një progam të tretë mbështetjeje, por kreditorët ndërkombëtarë të vendit po shqyrtojnë edhe mundësi të tjera për të vazhduar programin. 

“Pas vlerësimit të ecurisë të programit të mbështetjes për Greqinë, që do të bëhet nga ana e trojkës në vjeshtë, atëherë do të rishqyrtojmë mënyrat e mundshme për vazhdimon dhe financimin e programit të mbështetjes së Greqisë. Për shembull, qëndrueshmëria e borxhit mund të përmirësohet me shtimin e kohës së shlyerjes”, ka deklaruar Rehn, në gazetën finlandeze. 

Sipas komisionerit, çështja më e rëndësishme është aftësia e Greqisë për të zbatuar reformat që kërkohen në kuadër të programit aktual të mbështetjes, si dhe aftësia për të siguruar suficit primar.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›