Greqia: Shkupi po provokon me Aleksandrin e Madh
ATHINË- Autoritetet greke kanë reaguar lidhur me vendosjen e përmendores së Aleksandrit të Madh në sheshin e Shkupit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme së Greqisë, Grigoris Delavekuras theksoi se janë informuar partnerët ndërkombëtarë për politikën që po ndjek kryeministri Nikolla Gruevski, i cili sipas Athinës zyrtare me këtë gjest provikativ po dëmton marrdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.
“Kjo politikë paraqet shkelje të frymës së Marrëveshjes së Përkohshme, ajo është politikë provokative dhe për tu dënuar, që rrënon marrëdhëniet dypalëshe dhe dëmton procesin e negociatave për emrin nën patronazhin e OKB-së”,- deklaroi Delavekuras.
Sipas tij, vendosja e përmendores gjigante të ashtuquajtur “Luftëtari në kal” do të reflektohet edhe në aspiratat euroatlantike të Shkupit.
Mediat greke bëjnë të ditur se kjo situatë e fundit në Shkup do të ndikojë në shtyerjen e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit nga pala greke dhe se këtë fakt do ta shfrytëzojë kryeministri dhe lideri i PASOK-ut, Jorgos Papandreu për të rritur ndikimin e tij përballë kundërshtarëve politik të Demokracisë së Re.
(e.m/ina/BalkanWeb)