Gjirokastër, kalldrëmet drejt shkatërrimit, mungojnë specialistët e dikurshëm
GJIROKASTËR- Kalldrëmet, një prej karakteristikave të vecanta të qytetit të Gjirokastrës po dëmtohen dita ditës. Të ndërtuara nga mjeshtra të gurit sot pjesa më madhe e tyre janë amortizuar dhe megjithë ndërhyrjet apo edhe mirëmbajtjet e herë pas herëshme ato nuk japin imazhin e dikurshëm.
Specialistët të cilët dikur kanë ndërtuar me aq mjeshtëri kalldrëmet shprehen se sot rindërtimi është i vështirë, kjo për faktin se nuk aktivizohen më specialistët e dikurshëm e madje përdoren gurë të cilët janë të ndryshëm me elementin e vërtetë të përdorur më parë.
“Për të bërë riparimin e kalldrëmeve që janë sot të dëmtuara duhet të ketë një poligon me bazë materiale me gurë të bardha, të zeza, me plaka ose kapak që i veshim mbi mure, të cilat kur dëmtohen menjëherë mund të bëhet riparimi i tyre", shprehet Rakip Zhuli, Mjeshtër i gurit në Gjirokastër.
Ndërsa një qytetar tshton: "Kalldrëmet kryesisht në qytetin muze duhet të jenë sic kanë qënë atëherë, jo sic i duam ne sot, sic i bëjnë me ngjyra-ngjyra, se ja prishim anën muzeale".
"Shumë më keq sot se sa dje, nuk është vënë dora për shumë vite", nënvizon një banor tjetër.
Specialistet e vërtetë dhe mjeshtrat që kanë thurur kalldrëmet janë harruar, ndërsa puna për riparimin e tyre bëhet nga njerëz të thjeshtë, kjo për faktin e vjedhjes së fondeve. Ndërsa nga ana tjetër vetë banorët e qytetit shprehen më pak optimistë për rikthimin dhe restaurimin e kalldrëmeve si dikur, kjo për faktin se sot edhe pse Gjirokastra mbart një sërë vlerash historike shumë prej tyre janë lënë në harresë.
Kalldrëmet më të dëmtuara në qytetin muze mbeten në lagjen 11 Janari e Varosh.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)