Lufta e patentave: Apple humb ndaj Nokia
KALIFORNIA - Pas betejës së gjatë ligjore dhe akuzave reciproke, gjiganti i telefonis Finlandeze, Nokia, ka deklaruar se Apple do ti duhet të paguaj për përdorimin e teknologjisë dhe mos respektimin e patentave të tyre.
Në fillim ishte Nokia ajo që filloi betejën e ashpër ligjore ndaj Apple për shkeljen e patentave në 2009. Apple kundërshton, por Nokia e shtyn aksionin ligjor deri në dhjetor të vitit të shkuar. Patentat e akuzuara janë teknologjia 3G dhe Wi-Fi, gjithashtu edhe identiteti i telefonuesit dhe teknologjia touch.
Apple do të bëjë një pagesë të vetme, sasia e së cilës ende nuk dihet, ndërkohë do të ketë edhe kushtëzime të mëtejshme për të.
“Jemi shumë të kënaqur që Apple iu bashkua përdoruesve të shumtë të licencave "Nokia” deklaroi shefi ekzekutiv i Nokia, Stephen Elop. “Ky vendim, dëshmon fuqinë e Nokia si një prej liderëve të padiskutueshëm në industrinë e teknologjisë mobile”.
(a.h/BalkanWb)