E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vetëvaret 32-vjecari, dështoi në martesën e pestë

KORCE- Një 32-vjeçar nga Mborja e Korçës është vetëflijuar duke u varur në një pemë, ndërsa shkak për këtë dyshohen të jenë bërë 5 martesa të pafata.

Sipas policisë, "viktimë e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në orën 09:00 të ditës së diel, është 32-vjeçari Gerti Miço nga fshati Mborje i Korçës". Ka qenë babai i viktimës ai që ka gjetur djalin e tij të vetëvarur në litar në një pemë, prapë shtëpisë, në afërsi të kishës së fshatit. "

32- vjeçari ishte martuar pesë herë, por të gjitha martesat kishin dështuar, për shkak të grindjeve të vazhdueshme dhe të përdorimit të alkoolit. Katër martesat ishin të shkurtra, ndërsa kjo e fundit, në të cilën ka dhe një djalë një vit e gjysmë, ka zgjatur tre vite.

Familjarët pohuan se djali u ka treguar për sherrin e fundit me gruan, i cili shënon dhe fundin e martesës së pestë. Të dielën në mëngjes, pasi ka dalë vetëm nga shtëpia, ka realizuar vetëflijimin afër kishës, me një litar të varur në pemë. Po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes",- konfirmojnë burimet zyrtare të policisë. 27-vjeçari Shpëtim Janaqi, shoku i ngushtë i viktimës, deklaron se divorcet e kanë shtyrë drejt vetëflijimit.

“Mendoj vetëm divorcet, martesat e paqëndrueshme, plus që me djalin ishte shumë i lidhur dhe e donte shumë. Nuk e ka duruar dot këtë, them. Nuk e di, por kështu mendoj unë, se të tjerat i kalonte ai”, shprehet Janaqi.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›