E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytje ne Itali 5 persona kane vdekur dhe 8 te tjere jane zhdukur

Pjesa veriore e Italisë është përfshirë nga përmbytjet.

Gjatë orëve të natës, vendi është goditur nga moti i keq me përmbytje, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Situata e përmbytjeve ka shkaktuar deri më tani 5 te vdekur dhe tetë të zhdukur.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se trupi i pestë i pajetë, u gjet në zonën e Aulla-s, e njohur si Massa Carrara.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për përmbytje të tjera gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë që sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet e këqija atmosferike te shoqëruara me shira te rrëmbyeshëm do te ketë dhe në rajonet qendrore të Italisë

.Forcat e emergjencës janë vënë në alarm në kryeqytetin italian për ardhjen e motit të keq duke paralajmëruar edhe strukturat dhe sipërmarrjet publike.

Autoritetet e emergjencës civile, përfaqësuesit e punëve publike janë mbledhur në sallën operative të Mbrojtjes Civile në kryeqytet.

Ata i bënë thirrje banoreve të qëndrojnë larg zonave ujore, urave, si dhe të mos ndërmarrin udhëtime për shkak të motit të keq.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›