E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i presidentit Obama mbi gjendjen e vendit

Presidenti Barak Obama mban sonte fjalimin mbi gjendjen e vendit gjate te cilit ai pritet te perqendrohet ne sfidat me te cilat ndeshet vendi. Ky eshte fjalimi i tille i dyte per zotin Obama te cilin e mban ne nje atmosfere politike krejt ndryshe nga fjalimi i pare. Presidenti Barak Obama do te kete perballe nje balance krejt ndryshe te pushtetit ne Dhomen e Perfaqesuesve kur te mbaje sonte fjalimin mbi gjendjen e vendit  para Kongresit.

Republikanet kane tani shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve madje ata kane miratuar shfuqizimin e ligjit per kujdesin shendetesor qe shihet si arritja kryesore e presidentit Obama. Ky hap ishte simbolik pasi projekt-ligji nuk do te arrije te kaloje ne Senat ku demokratet dhe te pavarurit ende perbejne shumicen.

Tradicionalisht presidentet i shfrytezojne fjalime te tilla per te vleresuar gjendjen e vendit ne te gjitha aspektet duke filluar nga ekonomia deri tek politika e jashtme. Ata i perdorin keto fjalime edhe per te parashtruar axhenden e tyre shpesh duke propozuar ide te reja per te pare se si do te priten nga publiku.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibbs thote se zoti Obama ka te ngjare te perqendrohet ne perpjekjet per rimekembjen e ekonomise.

Hapat qe presidenti beson se vendi yne duhet te ndermare per te vazhduar rimekembjen ekonomike hapat qe duhet te ndermarrim ne afat te shkurter qe kane te bejne me vendet e punes dhe hapat qe duhet te marrim ne afat te gjate per te shtuar konkurencen dhe novatorizmin qe na bejne te mundur te krijojme vendet e punes per te ardhmen.

Zoti Obama e mban kete fjalim nderkohe qe eshte shtuar ndjeshem mbeshtetja e publikut per te.

Dhe kjo mbeshtetje ka ardhur si rezultat i disa fitoreve legjislative mes tyre disa kompromise kontradiktore me republikanet per te zgjatur afatin e shkurtimit te taksave te miratuara nga ish presidenti Bush per te gjithe amerikanet si dhe zgjatjen e perfitimeve te papunesise.

Ne mund te mos jemi ne gjendje te ndalojme te gjitha te keqiat ne bote por nje gje e di varet plotesisht nga ne se si sillemi me njeri tjetrin.

Shtimi i mbeshtetjes se publikut ka gjithashtu te beje me fjalimin qe presidenti mbajti ne Tusan te shtetit Arizona per nder te viktimave te incidentit te 8 janarit ne ate qytet ku beri thirrje per qendrime te qyteteruara.

Analisti politik John Fortier prane Institutit Amerikan Enterprise thote se nese presidenti do ta kishte mbajtur kete fjalim menjehere pas zgjedhjeve te nentorit te kaluar ai do te ishte ne nje pozite me te dobet.

Por kompromiset qe ai arriti me republikanet kane krijuar pershtypjen se ai eshte pragmatist dicka qe amerikanet e vleresojne.

Presidenti mund te shikohet tani se po leviz ne qender se po behet me pragmatist.

Fjalimin mbi gjendjen e vendit presidenti e mban nderkohe qe gati 150 mije trupa amerikane jane ende ne Afganistan e Irak dhe lufta ne Afganistan nuk mbeshtetet aspak nga publiku amerikan. Zoti Obama do te nderoje perseri sakrificat e bere nga ushtaraket.

Cilado qofshin temat e fjalimit eshte me se e sigurte se presidenti Obama do te kandidatoje per tu rizgjedhur.

Me nje staf te ri ne Shtepine e Bardhe per ta ndihmuar ate qe te krijoje imazhin e nje politikani te moderuar ne vend te nje liberali teper te majte nderkohe qe bashkepunon me republikanet me nje ze me te fuqishem ne Kongres presidenti po krijon tashme makinerine politike per zgjedhjet presidenciale te vitit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›