Arritjet e presidentit Obama gjate dy vjeteve te para ne detyre
Neser mbrema Presidenti Barak Obama mban fjalimin mbi gjendjen e vendit para nje sesioni te perbashket te te dy dhomave te Kongresit amerikan. Anketat e opinionit tregojne se mbeshtetja per zotin Obama eshte ngritur javet e fundit rreth 50 per qind. Kete jave mbushen 2 vjet qe kur zoti Obama filloi mandatin presincial dhe pjesa me e madhe e 2 vjeteve te ardhshem do perqendrohet ne pergatitjet per zgjedhjet presidenciale te vitit 2012.
Dy vjet kane kaluar nga perurimi i presidentit te pare afrikano-amerikan i Shteteve te Bashkuara.
Sot ne mblidhemi ketu sepse zgjodhem shpresen dhe jo friken unitetin dhe jo konfliktin dhe mosmarreveshjet.
Por gjate 2 vjeteve te pare te mandatit te presidentit Obama pa pasur plot mosmarreveshje politike vecanerisht lidhur me ligjin e kujdesit shendetsor.
Piter Braun punon ne qendren e anketimeve te Universitetit Quinipiak ne Kenektikat.
shte interesant fakti qe shume votues thone se gjeja me e mire qe ai ka bere eshte reforma e kujdesit shendetesor por po ashtu ata thone se gjeja me e keqe qe ai ka bere eshte kujdesi shendetesor qendrime qe tregojne se vendi eshte i ndare ne kete pike.
Presidenti beri thirrje per unitet ne fjalimin qe mbajti ne nje sherbim perkujtimor ne Tusan te shtetit Arizona pas incidentit qe la gjashte te vrare dhe disa te plagosur perfshire edhe anetaren e kongresit Gabriel Gifords.
shte me rendesi per ne te ndalemi per nje moment dhe te sigurohemi se flasim me njeri tjetrin ne nje menyre qe sheron dhe jo qe plagos.
Kjo shprese u sfidua shume shpejt ne Kongres ku republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve votun per sprapsjen e ligjit te reformes shendetesore mes tyre edhe kongresisti nga shteti Uiskonsin Pol Rajen.
Ne jemi ketu sepse e degjuam kerkesen e popullit amerikan ne zgjedhjet e fundit. Ne jemi ketu sepse besojme se eshte realisht me rendesi te besh kur zgjidhesh ate qe ke premtuar gjate fushates.
Anketuesi Piter Braun thote se amerikanet jane te ndare ne pikpamjet e tyre per presidentin Obama nderkohe qe ai fillon pjesen e dyte te mandatit.
Thuajse tre te katertat e votuesve e pelqejne ate si njeri por me pak se gjysma jane dakord me politikat e tij.
Mes atyre qe nuk i mbeshtesin politikat e tij jane shume votues te pavarur thote analisti dhe autori Richard Wolffe.
Keta jane njerezit qe e mbeshteten Obamen ne vitin 2008. Ata votuan kunder demokrateve ne 2010-ten. Ata duhet te sigurojne perseri mbeshtetjen e tyre te nxisin rritjen ekonomike dhe kete ta bejne brenda dy vjeteve te ardhshem.
Sigurimi i mbeshtetjes se ketyre votuesve nuk do te jete e lehte por anketuesi Piter Braun e ve theksin tek ajo qe ndodhi ne vitet 80-te me presidentin e athershem Ronald Reagan.
Regani kishte nje mbeshtetje prej 37 per qind te elektoratit ne fillim te vitit 1983. Pas 22 muajsh Ronald Reagan fitoi me shumicen me te madhe ne historine e zgjedhjeve presidenciale. Koherat ndryshojne ashtu sic ndryshojne edhe kushtet. Ne rastin e zotit Reagan ekonomia u permiresua shume.
Ndoshta rivale republikane per ne zgjedhjet presidenciale te 2012-tes si ish guvernatorja e Alaskes oSarah Palin dhe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Njut Gingric pritet te vendosin nese do te marrin pjese ne zgjedhje pas dy vjetesh.