Perino Arma me e mire qe kemi ne ne Amerike eshte idealizmi

Dana Perino ish zedhenese e Presidentit George W. Bush i tha Zerit te Amerikes se puna si sekretare e shtypit ne Shtepine e Bardhe per te ka qene plot tensione. Ajo e tregon jeten e saj ne nje interviste per korrespondenten e Zerit te Amerikes Yulia Savcjenko. Zonja Perino eshte sot komentatore politike per kanalin Fox News dhe anetare e Bordit te Guvernatoreve per Transmetimet amerikane Jashte vendit ku ben pjese edhe Zeri i Amerikes.
Kurre nuk e kisha menduar se do te punoja ndonjehere ne Shtepine e Bardhe thote Dana Perino gruaja e pare qe ka qene zedhenese e nje presidenti republikan. Me pare ajo kishte punuar ne media si zedhenese e nje anetari te Kongresit.
Nuk shkova ne Shtepine e Bardhe per tu bere sekretare e shtypit. Shkova atje per Presidentin Bush sepse ai ishte nje udheheqes tek i cili kisha besim. Ai me frymezoi te behesha njeri me i mire dhe me ndihmoi te permbushja endrren per te punuar ne sherbimin publik. Ne fillim isha zevendese e sekretarit te shtypit dhe isha shume e lumtur me kete pozicion. Ndjehesha mire ne prapaskene. Tony Snow ishte zedhenesi kryesor i Presidentit Bush. Por ai u semur me kancer dhe vendosi te largohej. Pikerisht ne ate kohe edhe une po mendoja te largohesha nga Shtepia e Bardhe per shkak te trysnise mbi jeten time me orarin e zgjatur te kesaj pune. Mirepo ate dite qe po mendoja te ikja mu kerkua te behesha zedhenese. Une thashe po. Nuk e bera se doja te ishte sekretare e shtypit e bera sepse kjo mu kerkua nga Presidenti.
Zonja Perino thote se cdo zyrtar qe sherben ne nivele te tilla paguhet mjaft mire por ceshtja nuk eshte te paraja.
eshtja eshte tek trysnia e punes. do dite ngrihesha ne 4 te mengjesit dhe shkoja te flija me 9 e 30 te mbremjes. Zakonisht me dilte gjumi ne oren 1 te nates dhe mendoja me panik Oh sa pune qe kam per te bere Kete nuk duhet ta kisha thene Po sikur te kisha harruar kete Harrova ti them presidentit kete. Pra eshte nje preokupim i vazhdueshem. Vec kesaj meqenese une isha sekretare shtypi pas 11 shtatorit cdo telefonate qe merrja me dukej sikur do te me thoshin se vendi do te sulmohet perseri. Me kalimin e kohes e kuptova se arma me e mire qe kemi ne ne Amerike eshte idealizmi yne idealet e vendit tone pra liria qe ne te gjithe e quajme dicka te natyrshme.
Zonja Perino thote megjithate se veshtiresite e kesaj pune as qe krahasohen me veshtiresite me te cilat ndeshen grate kudo ne bote.
Nese je grua nuk ka vend me te mire se ne Amerike per ta filluar jeten. I ke te gjitha mundesite. Sigurisht disa gjera ne jete jane te veshtira. Gjate udhetimeve te mija kam pare shume gra ne vende te tjera dhe hallet e tyre. Kam qene ne Afrike 6 jave. Fakti qe ngrihesha ne oren 4 te mengjesit per te pare se me cilin lajm do te hapej gazeta Nju Jork Tajms nuk eshte asgje krahasuar me problemet te cilat duhet te zgjidhin cdo dite shumica e grave ne bote.