Në Prizren inaugurohet Abetarja e “bashkimit” kombëtar

Por, sot pas 134 vitesh, në këtë qytet po shënohet një datë jo kaq e rëndësishme, por me domethënie për të gjithë shqiptarët: krijimin e një Abetareje të përbashkët. Trojet shqiptare vazhdojnë të jenë të ndara, por një Abetare e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, është një hap me rëndësi drejt bashkimit, qoftë edhe shpirtëror.
Për këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u bashkuan në qytetin historik për të inauguruar Abetaren e përbashkët, ku fëmijët e të dyja shteteve do të mund të mësojnë njësoj shkronjat e Gjuhës Shqipe, pavarësisht nëse ndodhet në Sarandë apo në skajin tjetër në Podujevë.
Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha, theksoi se kjo Abetare është një kryevepër e dhënë sot për Shqipërinë. “Ju falënderoj që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror dhe qytetin e bashkimit të shqiptarëve. Ju ftoj zotëri ministra të prini në këtë rrugë, rruga e dijes është rruga e dritës, është rruga për të cilën kanë nevojë shqiptarët. Të dashur fëmijë, libri që ju merrni sot është Abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo së bashku me germat dhe figurat e mrekullueshme, mbart ëndrrën e dhjetëra-qindra gjeneratave të shqiptarëve që donin të kishin një Abetare të përbashkët, ajo mbart sakrificat e shqiptarëve gjer tek luftërat çlirimtare tek shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Ajo mbart idealin e bashkimit të shqiptarëve si idealin e bashkimit të përjetësisë së tyre. Abetarja juaj shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin dhe kultivimin e kulturës së tyre dhe për vendosjen e saj në themel të së ardhmes së tyre”, theksoi Berisha.
Duke iu drejtuar nxënësve të pranishëm, Berisha tha se Abetarja, ka jo vetëm ëndrrën, por edhe qindra e mijëra jetë të flijuara “që ju të jeni të lirë dhe ne si komb të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”. Ai shtoi se kombi shqiptar kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar dhe se Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur.
“Nga Prizreni u bëjnë thirrje nënave të mrekullueshme shqiptare kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, që krahas qumështit të mos harrojnë abetaren e bukur shqipe. Abetarja ju dorëzohet ju sot pas 160 vjet përpjekjesh për liri dhe dinjitet, iu dorëzohet pas ngadhënjimit të tyre mbi të gjitha racizmat, armiqësitë dhe padrejtësitë e mëdha. Sot mblidhemi pasi ne kemi ngadhënjyer, jo se jemi komb i zgjedhur i Zotit, por sepse jemi të drejtën tonë. Sot, jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në projektin e madh evropian. Jemi të vendosur të punojmë me përkushtim për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shtoi.
Kryeministri i Shqipërisë kishte edhe një thirrje për fqinjët, veçanërisht për sllavët, duke iu bërë apel atyre që të çlirohen nga shqiptarofobia. “Gaboheni rëndë nëse vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshevës, që faktojnë se jeni akoma në skena primitive”, tha ai.
Berisha tha se shumë shpejtë do të hartohet edhe teksti i Gjuhës Shqipe të unifikuar. “Abetarja është vetëm hapi i parë dhe tekste tjera duhet të vazhdojnë me intensitet. Le të vazhdojmë me tekstin e Gjuhës. Nuk kemi në shpirt më të bukur se gjuhën tonë amtare. Le ta shndërrojmë atë në tekstin kryesor të shkollës pavaruiversitare. Le të bëjmë që çdo shqiptarë të rrokëzojë fjalët e bukura të gjuhës sonë më mirë se kurrë më parë. Le të bëjmë gjithçka që gjuha shqipe të jetë lënda më eprore e sistemit tonë shkollor”, përfundoi fjalën e tij.
Thaçi: Kjo është arritje historike
Thaçi: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi në fjalën e tij se kjo ditë është e rëndësishme për historinë e kombit shqiptar. “Sot prezantojmë për herë të parë Abetaren e përbashkët të shqiptarëve. Kjo është arritje historike dhe është abetarja e parë e përbashkët nga autorë nga Shqipëria dhe Kosova. Jo rastësisht jemi mbledhur sot në Prizren dhe kushdo shqiptar do të donte të ishte këtu dhe shqiptarët kudo ku janë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe diasporë, sot janë me ne. Jemi mbledhur në qytetin shpirtëror shqiptarë, ne mes të kryeqyteteve politike dhe administrative, në qytetin e bashkimit të shqiptarëve në Kosovën Evropiane”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës u shpreh se në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po promovohet Abetarja e përbashkët dhe se kjo është fitore e dy shteteve. “Këtë arritje mund ta bëjë vetëm një komb i lirë. Më shumë se një shekull, kur shqiptarët nuk e kishin bërë ende kombin e tyre, mendimtarët ishin në dilemë të madhe. Krijimi i klubeve dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishin një qëllim: krijimin e Shqipërisë së pavarur”, shtoi. /S.Lleshi/Start/
2012-05-17 10:55