E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia kontrolle hoteleve e bareve për shërbimet

Në Ditën e Konsumatorëve Bashkia e Tiranës ka organizuar një fushatë promovuese dhe njohëse me aktivitetin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Konsumatori i Tiranës ka sot një tjetër institucion për mbrojtjen e të drejtave të tij, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit.

eri tani, sipas drejtorit të AMK Geron Ibrahimi, Agjencia ka ushtuar 1541 inspektime për mbrojtjen e konsumatorit dhe vetëm gjatë dy muajve të fundit janë trajtuar edhe 184 ankesa çka dëshmon besimin që konsumatorët kanë tek Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Krijimi i kësaj Agjencie, i cili u lançua për herë të parë gjatë fushatës elektorale nga zoti Basha, ka dëshmuar se ishte vendimi i duhur, në mbrojtjen e interesave të konsumatorit, gjë që u dëshmua dhe po dëshmohet çdo ditë falë punës së saj.

 “Agjencia ishte prezente në tregjet e kryeqytetit, për të mbrojtur interesat e konsumatorëve nga abuzimet e çmimeve në fundin e vitit të kaluar dhe ne e arritëm këtë me shumë sukes, jo vetëm kaq, por kjo Agjenci ushtron në mënyrë sistematike autoritetin e saj edhe në drejtime të tjera, në garantimin e hapësirave publike për konsumatorët e qytetit, në mbrojtjen e tyre nga lëndët e rrezikshme, helmuese, kontrollin e tregjeve, pra mbrojtja e konsumatorit merr një dimension shumë më të madh se më parë në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit”  theksoi Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, i cili shpalosi dhe planet e tjera afatshkurtra ku do të ndërhyjë Agjencia.

 “Planet tona për të ardhmen janë akoma më ambicioze, pasi synojmë që Agjencinë në veprimtarinë e saj, ta shtrijmë edhe në aktivitete të tjera, edhe në monitorimin e bar-restoranteve, hotelerive, për të garantuar një cilësi shërbimi që i përgjigjet kërkesave të kohës dhe interesave të konsumatorit”, vijoi ai. Për të ndërgjegjësuar e informuar qytetarët e Tiranës, lidhur me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, duke nisur që sot e për dy javët në vijim do të vijojë fushata sensibilizuese përmes shpërndarjes së fletë-palosjeve, posterave të vendosur nëpër stacionet e autobusit, reklama ndriçuese (city-light), me të gjithë informacionin e nevojshëm etj. /Start/

                                                                                             2012-03-15 13:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›