Lezhë, zbardhen dy plagoset, dy në pranga

Në pranga përfundoi shtetasi Artur Kola, 36-vjeç, i dënuar më parë për vrasje si dhe Jak Kola, 52-vjeç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dje rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, brenda ambienteve të firmës “Ekpres Beton” Sh.P.K, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Ardjan Frroku, 40-vjeç. I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim më të specializuar. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe një palë syze dielli.
Gjithashtu, policia identifikoi edhe autorin e plagosjes së dytë, shtetasin Besar Ndreu, 24-vjeç. Ai akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Një ditë më parë, rreth orës 13.45 minuta, në vendin e quajtur Qafë Pazari, në Sanxhak të Kurbinit, dyshohet se shtetasi Besar Ndreu ka plagosur me armë zjarri pistoletë pas një konflikti për motive të dobëta shtetasin Saimir Tuci, 22-vjeç. I plagosuri është dërguar në spitalin Lezhë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë armë zjarri pistoletë. Pas kontrollit në banesën e Ndreut, u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak 9 mm. Është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit Besar Ndreu. Materialet i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësorë Kurbin. /Start/
2012-03-15 10:34