E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia do të shqyrtojë sot MSA-në mes Shqipërisë dhe BE-së

Parlamenti i Greqisë do të shqyrtojë sot në orën 18 00 marrëveshjen e Asocim Stabilizimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Greqia është vendi i fundit i Bashkimit Europian që nuk e ka ratifikuar ende MSA-në. Athina zyrtare e ka argumentuar vonesën në ratifikimin e dokumentit me procedurat burokratike, duke mohuar që të ketë shkaqe të tjera. Por ndonëse nuk është pohuar asnjëherë zyrtarisht, kushti i Greqisë për ratifikimin e MSA-së ka qenë ndërtimi i varrezave për ushtarët grekë, të rënë në tokën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por edhe ky kusht i palës greke u plotësua pak javë më parë, kur Tirana dhe Athina zyrtare nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës, në Gjirokastër dhe Këlcyrë do të ngrihen dy varreza për ushtarët grekë. Ndërkohë që shoqata Omonia ka lajmëruar se do të organizojë një protestë për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›