Zv.Kryeministri i Luksenburgut Asselborn vizitë në Tiranë

Me ftese të Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Lulzim Basha, mbërrin për një vizitë zyrtare në Tiranë, zv-Kryeministri dhe Ministri i Jashtem i Luksenburgut, Jean Asselborn. Në axhendën e tij Asselborn do të ketë një takim zyrtar me homologun e tij shqiptar, Basha dhe gjithashtu do të ketë takime të veçanta edhe me autoritetet më të larta të vendit.