Ligji i dosjeve,Topi sot ka afatin e fundit për të vendosur

Sot është afati i fundit kushtetues në dispozicion të Presidentit Topi për ta dekretuar apo për ta kthyer ligjin e dosjeve. Topi ditët e fundit zhvilloi konsultime me palët e interesuara për ligjin në fjalë, ndërsa ish-të përndjekurit e Shkodrës zhvilluan dje një protestë përpara Presidencës. Ata kërkojnë dekretimin e ligjit të dosjeve. Ligji i dosjeve i mbështetur vetëm nga të djathtët u shoqërua me polemika dhe kritika të forta të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar sipas të cilëve ai ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore. Edhe pse Presidenti mund ta kthejë ligjin e dosjeve, Kryeministri Berisha ka bërë të qartë se do e votojë sërish atë në Parlament.